Lamborghini prezanton një Miura të re, vetëm 99 njësi në botë

Nga D. V.
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lamborghini ka prezantuar Revuelto Miura 60° Homage, një edicion të kufizuar për të shënuar 60-vjetorin e modelit legjendar Miura, i konsideruar si supervetura e parë në botë.

Modeli vjen me ngjyra dhe detaje të frymëzuara nga Miura origjinale, një kabinë me elemente ekskluzive dhe një pllakë identifikuese “Miura 60° – Serie Speciale 1 di 99”.

Nën kapak ndodhet motori 6.5-litërsh V12 hibrid me 1.001 kuaj fuqi, që e përshpejton makinën nga 0 në 100 km/h për 2,5 sekonda.

Revuelto Miura 60° Homage do të prodhohet në vetëm 99 ekzemplarë dhe do të debutojë publikisht gjatë Monterey Car Week.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër