Del në shitje automjeti “që nuk njeh pengesa” – lëviz si në tokë, ashtu edhe në ujë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Një automjet i pazakontë Argo 8×8 Response XTV i vitit 1996 është nxjerrë në shitje në Michigan të SHBA-së, me një çmim prej 12,500 dollarësh.

Veçantia e tij është aftësia për të lëvizur si në tokë, ashtu edhe në ujë, falë tetë rrotave dhe një motori shtesë varke.

Automjeti është i pajisur me motor Briggs & Stratton Vanguard prej 627 cc, që prodhon 23 kuaj fuqi, ndërsa në pjesën e pasme ka një motor Mercury prej 6 kuajsh fuqi, i cili mundëson lëvizjen në ujë.

Sipas shitësit, automjeti është projektuar për të kaluar nëpër terrene të vështira, baltë, borë dhe sipërfaqe ujore.

“Me zinxhirët dhe motorin e varkës, ky automjet mund të shkojë kudo që dëshironi”, thuhet në shpalljen e shitjes.

Modeli ka tetë rrota që mund të pajisen me zinxhirë gome për të përmirësuar lëvizjen në terrene të buta, ndërsa konstrukti i tij i veçantë i mundëson të qëndrojë mbi ujë.

Shitësi pretendon se motori kryesor është riparuar së fundmi dhe se janë vendosur goma të reja e bateri e re.

Automjeti shitet me dokumentacion për qarkullim dhe regjistrim si mjet lundrues, sipas njoftimit të pronarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër