Prefektja Hasanaj për ATSH: Rreth 30 mijë hyrje-dalje në tri ditë në pikat e kalimit kufitar të qarkut Gjirokastër

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 gusht, Zhurnal.mk – Në pikat kufitare të qarkut të Gjirokastrës në tre ditët e para të gushtit është regjistruar një fluks i lartë lëvizjesh, ku mijëra qytetarë dhe automjete kanë hyrë dhe kanë dalë nga territori shqiptar.

Prefektja e qarkut të Gjirokastrës, Albana Hasanaj tha sot për ATSH-në se “referuar të dhënave nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Gjirokastër gjatë 1-3 gusht janë përpunuar 29.933 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 17.409 në hyrje dhe 12.524 dalje dhe 8.676 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 4.823 në hyrje dhe 3.853 në dalje”.

Sipas saj, nga 1-3 gusht në DVKM Gjirokastër për qëllime turistike kanë hyrë 2.932 shtetas.

“Në Pikën e Kontrollit Kufitar Kakavijë janë përpunuar 28.471 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 1.657 në hyrje dhe 11.814 në dalje, si dhe 8.031 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 4.469 në hyrje dhe 3.562 në dalje. Nga data 1-3 gusht në SPK Kakavijë kanë hyrë për qëllime turistike 2.774 shtetas”, tha Hasanaj.

Ndërsa në Pikën e Kontrollit Kufitar Tre Urat, janë përpunuar 1.384 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 716 në hyrje dhe 668 në dalje, si dhe 645 mjete në hyrje-dalje, nga të cilët 354 në hyrje dhe 291 në dalje. Nga data 1-3 gusht tek Tre Urat kanë hyrë qëllime turistike 137 shtetas.

Prefektja Hasanaj tha se “në Pikën e Kalimit Kufitar Sopik, janë përpunuar 44 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 19 në hyrje dhe 25 në dalje. Ndërsa nga data 1-3 gusht kanë hyrë për qëllime turistike 21 shtetas”.

Pikat kufitare të qarkut Gjirokastër vijojnë të operojnë me kapacitete të plota për të përballuar fluksin e sezonit veror, me synim përpunimin sa më të shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve që qarkullojnë në këto pika kufitare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër