821
Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Një 19-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është zënë në pritë para hyrjes së ndërtesës ku banon dhe, nën kërcënimin e një thike, i janë marrë para. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.
