Dibër, 4 gusht Zhurnal.mk – Komuna e Dibrës ka njoftuar se koncerti “DIBRA FEST 2026”, i planifikuar për sonte, është anuluar.
Sipas njoftimit zyrtar, shkak për anulimin është ndarja nga jeta e një bashkëqytetari, një djali të ri dibran.
“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Në këto momente dhimbjeje, qëndrojmë pranë tyre me mendje dhe zemër”, thuhet në njoftimin e komunës së Dibrës.
I ndjeri u prehtë në paqe, ndërsa familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen tonë në këto momente të rënda.
