19
Shkup, 25 nëntor Zhurnal.mk – Një pjesë e madhe e Shkupit mbeti sonte pa energji elektrike.
Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për një defekt të madh në një linjë të tensionit të lartë, e cila furnizon me energji elektrike një pjesë të qytetit.
Për momentin nuk ka informacione se sa kohë do të nevojitet për sanimin e defektit.
Problemi më i madh aktualisht është fakti se një numër i madh i qytetarëve ngrohen pikërisht me energji elektrike.
