Zelensky: Jemi në kontakt të përditshëm me ekipin e Trump

Nga Xh M
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 4 gusht Zhurnal.mk – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme për çdo format negociatash dhe se bashkëpunimi me partnerët është kostant.

“Jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e presidentit Trump, dhe kjo është e rëndësishme””, shton ai.

Në takimin në Uashington folëm për mënyrën se si mund të krijojmë rrethana të reja që të ketë një diplomaci të vërtetë. Po përpiqemi ta vëmë në praktikë të gjithë këtë”, sqaroi lideri ukrainas.

Zelensky shtoi se vendi i tij është “i gatshëm për të gjitha format e takimeve dhe presim që Witkoff dhe Kushner të jenë aktivë që në muajin gusht.”

Në fund, Zelensky bëri të ditur se bashkëpunimi me partnerë të tjerë, veçanërisht me vendet e Gjirit, është në vazhdim dhe se këto vende mund të mbështesin përpjekjet diplomatike dhe nevojat e sigurisë së Ukrainës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër