Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – Një qytetar i Shkupit është kapur në rrugën “Partizanska” Shkup, me 2 kavanozë, përplotë me drogë. Atij gjatë kapjes, poashtu iu gjenët edhe 25 pako me marihuana.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më datën 04/05.08.2026, policët duke vepruar mbi informacionet në Bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup, realizuan kontroll ndaj personave me iniciale J.B., S.V. dhe D.P. Me këtë rast tek personi me iniciale D.P. u gjetën dhe u sekuestruan, dy kavanozë me gjithsej 25 pako me marihuanë, si dhe një peshore dixhitale, me mbetje marihuane.
D.P. u privua nga liria dhe u dërgua në Stacionin Policor “Gjorce Petrov”, ku u ndalua për procedura të mëtejshme me udhëzim të prokurorit publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër D.P. do të pasojë padi penale, sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal.
