Sezoni i ri, Edon Zhegrova i ri: Ylli i Kosovës shënon eurogol ndaj Chelseas

Nga D V
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi Edon Zhegrova ka shënuar golin e parë në fanellën e Juventusit, duke realizuar në miqësoren ndaj Chelseas.

Ylli i Kosovës ka shënuar një gol të bukur për të kaluar “Zonjën e Vjetër” në epërsi ndaj “Bluve”.

Pas një pasimi të Kenan Yildiz, Zhegrova ka realizuar një eurogol nga distanca duke e lënë portierin e skuadrës londineze plotësisht të shtangur.

Ndërkohë, Zhegrova është i vendosur për të qëndruar te Juventusi dhe dëshmuar kualitetin nën urdhrat e Luciano Spallettit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër