Von der Leyen dënon sulmin rus dhe premton mbështetje të re për Kievin

Nga D V
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 5 gusht, Zhurnal.mk – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi ashpër sulmin vdekjeprurës rus në rajonin e Kievit, duke e cilësuar atë si një nga “mizoritë e tmerrshme” të kryera nga Rusia kundër Ukrainës.

Në një deklaratë të publikuar sot në rrjetin social X, Von der Leyen theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet dhe shkatërrimet që ka shkaktuar gjatë luftës.

Ajo njoftoi gjithashtu se Bashkimi Evropian do t’i transferojë Ukrainës edhe 1,4 miliardë euro shtesë për të mbështetur përpjekjet e saj në luftë.

Fondet do të vijnë nga fitimet e jashtëzakonshme të krijuara prej aseteve ruse të ngrira në vendet e BE-së.

Sipas Von der Leyen, Bashkimi Evropian mori të hënën këstin e fundit të këtyre fitimeve dhe do t’ia vërë ato në dispozicion Kievit për të forcuar mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e vendit përballë agresionit rus.

Deklarata e saj vjen pas sulmit të fundit rus në rajonin e Kievit, i cili shkaktoi  të paktën 15  viktima dhe dëme të mëdha materiale, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të përshkallëzohet.

Bashkimi Evropian ka përsëritur se do të vazhdojë mbështetjen politike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër