E premtja me mot të nxehtë, shi të dobët vetëm në zonat malore të veriut

Nga D. V.
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore kryesisht në veri të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Vranësirat në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore kryesisht në veri pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 22/39 Diell re shi
Kukës 18/36 Diell re shi
Lezhë 20/37 Diell re shi
Dibër 18/35 Diell pak re
Durrës 21/37 Diell
Tiranë 24/38 Diell pak re
Elbasan 24/39 Diell re shi
Berat 20/39 Diell pak re
Vlorë 22/36 Diell
Korçë 18/33 Diell pak re
Gjirokastër 18/40 Diell pak re
Sarandë 22/35 Diell

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër