42
Tiranë, 24 nëntor Zhurnal.mk – Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar në rrjetet sociale pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së.
Përmes një postimi në Instagram, Koçeku ka ironizuar vendimin ndaj Spiropalit, duke paralajmëruar se hapi i radhës mund të jetë kërkesa për dorëzimin e mandatit të deputetes.
“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë dorëzo mandatin. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër, s’kanë si me të thanë”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.
