Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe bllokojnë rrugë

Nga D. V.
868 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vjenë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Reshjet e dendura dhe stuhitë e forta kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke në zonat malore të Austrisë perëndimore, duke bllokuar rrugë dhe lënë disa alpinistë të izoluar në një strehë malore.

Sipas policisë, dje në mbrëmje u regjistruan tre rrëshqitje tokë në rajonin turistik të njohur të Zillertalit, të cilat mbuluan përkohësisht rrugët e luginës me baltë dhe mbeturina.

Transmetuesi publik austriak ORF bëri të ditur se 11 persona mbetën të bllokuar në një strehë malore pranë Bad Gastein.

Gjashtë alpinistë u evakuuan me helikopter, ndërsa personeli i strehës qëndroi në vend.

Zjarrfikësit ndërhynë gjithashtu në qytetet Innsbruck dhe Kitzbühel për të larguar ujin nga bodrumet dhe rrugët e përmbytura.

Sipas autoriteteve, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Në landin e Salzburgut, reshjet intensive bënë që disa përrenj të dilnin nga shtrati.

Në komunën Uttendorf, uji përshkoi një pjesë të zonës së banuar dhe bllokoi disa rrugë, sipas shërbimit zjarrfikës të landit.

Rrëshqitje toke u raportuan edhe në qendrat turistike Dorfgastein dhe Bad Gastein, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe punën për pastrimin e rrugëve të prekura.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër