Inspektorati i Tregut vazhdon me kontrollet: Vërehet ulje e çmimeve të produkteve

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Të dhënat më të reja zyrtare nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se në korrik 2026 inflacioni në nivel mujor ka qenë 0,1 për qind, gjë që konfirmon se lëvizjet e çmimeve mbeten stabile, pa goditje të mëdha në treg, theksojnë nga ministria përkatëse dhe shtojnë se treguesit zyrtarë nuk sugjerojnë nevojë për masa të reja ndërhyrëse.

– Ministria e Ekonomisë dhe Punës vazhdon me kujdes t’i ndjekë lëvizjet e çmimeve përmes të dhënave zyrtare statistikore, por edhe përmes analizave të çmimeve të blerjes dhe shitjes dhe të marzheve bruto‑fitimprurëse. Paralelisht, Inspektorati Shtetëror i Tregut vazhdon me kontrolle të rregullta dhe të shtuara për të parandaluar keqpërdorime të mundshme dhe shtrenjtim të paarsyeshëm. Aktualisht, treguesit zyrtarë nuk sugjerojnë nevojë për masa të reja ndërhyrëse, pasi lëvizjet e çmimeve janë stabile, ndërsa te kategoria më e rëndësishme – ushqimi – tashmë për muajin e dytë me radhë vërehet ulje e çmimeve, thonë nga Ministria.

Megjithatë, shtojnë se Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar në mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.

– Nëse paraqiten goditje të reja të paarsyeshme të çmimeve ose çrregullime në treg, do të reagojmë me kohë dhe do t’i përdorim të gjitha mekanizmat që kemi në dispozicion për të siguruar kushte të drejta tregu dhe mbrojtje të konsumatorëve, porosisin nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër