Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Një 19-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Radishanska” në Radishan të Shkupit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në ora 12:12 dhe ka ndodhur ndërmjet një automjeti “Alfa Romeo” me targa italiane, të drejtuar nga S.B. (46), dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga N.M. (19).
Si pasojë e përplasjes, 19-vjeçari që drejtonte motoçikletën pa targa ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit po kryhet këqyrja nga ekipet kompetente, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
