Gashi – Hricova: U konfirmua bashkëpunimi tradicionalisht i afërt mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë

Nga D. V.
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në vend, N.E. Iveta Hricova.

Në takim u diskutua bashkëpunimi tradicionalisht i afërt dhe miqësor mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, me theks të veçantë në dialogun politik të vazhdueshëm dhe mbështetjen sllovake për integrimet evropiane të vendit tonë.

Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen parimore nga Sllovakia në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për mbështetjen përmes Grupit të Vishegradit në promovimin e politikës së zgjerimit dhe perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorja Hricova në takim foli për avancimin e bashkëpunimit parlamentar, veçanërisht përmes grupeve të deputetëve për bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave mes instituteve parlamentare të të dy vendeve.

Bashkëbiseduesit theksuan edhe rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Në këtë kontekst, u konfirmua angazhimi i përbashkët për vazhdimin e dialogut intensiv institucional dhe përdorimin e diplomacisë parlamentare si instrument i rëndësishëm për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër