Mekë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan sot në Mekë një marrëveshje trepalëshe të mbrojtjes, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin ushtarak dhe koordinimin strategjik mes tre vendeve.
Marrëveshja u firmos nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan, princi i kurorës dhe kryeministri saudit Mohammed bin Salman, si dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif.
Marrëveshja parashikon që çdo sulm i armatosur ndaj njërës prej palëve nënshkruese do të konsiderohet sulm ndaj të tre shteteve.
Dokumenti synon të forcojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, shkëmbimit të informacionit të inteligjencës, zhvillimit të industrisë së mbrojtjes dhe koordinimit për çështjet e sigurisë rajonale.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë gjatë vizitës së punës së presidentit Erdogan në Arabinë Saudite, ku liderët diskutuan edhe zhvillimet rajonale, përfshirë situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe nevojën për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve islame.
