Ish-kryeministri Georgievski: Gjyshi im ka lindur në Qustendill të Bullgarisë

Nga D. V.
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Ish-kryeministrii Maqedonise se Veriut Ljupço Georgievski kohë më parë shpalosi disa të dhëna shumë interesante të panjohura deri tani për origjinën e tij dhe rrënjët familjare.

Në paraqitjen e tij publike ai u kthye në fillim të shekullit XX, duke shpjeguar se si familja e tij kishte ikur nga kërcënimet e osmanlinjëve e pastaj ishte detyruar ta braktisë vendlindjen dhe të ik për në Bullgari.

Rrëfimin e tij Georgievski e filloi me ikjen dramatike nga ‘Carevo Sello’ (Dellçeva e sotme në Maqedoni) dhe me stërgjyshin e tij Gjorgji, i cili me origjinë ishte nga Razllovci.
Pas Kryengritjes së Razllovcit, familja e tij shpërngulet në ‘Carevo Sellon’ e atëhershm ose Dellçevën e sotme.

Por drama e vërtetë për familjen e tij ndodhë në periudhën kohore 1904-1905, kur stërgjyshi i tij konfrontohet fizikisht me një turk të fuqishëm.
Pas këtij incidenti stërgjyshi Gjorgji dhe sidomos kërcënimeve të drejtpërdrejta për likuidum fizik të gjithë familjes, detyrohet të ik përtej kufirit në Qustendil të Bullgarisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër