Nga 18 zjarre të evidentuara deri në orën 18:00, katër mbeten aktive dhe dy janë vënë nën kontroll

Nga Xh M
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht Zhurnal.mk – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se deri në orën 18:00, në mbarë territorin e shtetit janë evidentuar 18 zjarre në ambiente të hapura. Katër prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, dy janë vënë nën kontroll, kurse 12 janë shuar.

Zjarret aktive janë regjistruar në fshatin Gneotinë, në lokalitetin Ergela të Komunës së Novacit, ku flakët kanë përfshirë vegjetacion të ulët; në fshatrat Ropotovë dhe Belo Pole të Komunës së Dollnenit, ku digjen hamullore; në dalje të fshatit Saçevë, në drejtim të fshatit Murtinë të Komunës së Strumicës, ku janë përfshirë hamullore dhe vegjetacion i ulët; si dhe në fshatin Sllatinë, te vendi i quajtur Ura e Sllatinës në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjen shkurre dhe vegjetacion i ulët.

Nën kontroll janë vënë vatrat e zjarrit në deponinë e Dellçevës dhe në fshatin Greshnicë, te lokaliteti Lagjja e Stojanovës në Komunën e Makedonski Brodit. Në Greshnicë, zjarri ka përfshirë vegjetacion të ulët, pyll të degraduar dhe shkurre.

Zjarret e shuara janë ato ndërmjet fshatrave Konjare e Epërme dhe e Poshtme në Komunën e Petrovecit, ku digjej vegjetacion i ulët; në Momin Potok të Komunës së Karposhit, ku ishin përfshirë vegjetacion i ulët dhe shkurre; në fshatin Luboten të Komunës së Butelit, ku digjeshin mbeturina; dhe në fshatin Patallisht, ku flakët kishin kapluar vegjetacion të ulët dhe pyll të ulët.

Gjithashtu janë shuar zjarret në Kejin e Vardarit, ku digjeshin mbeturina, dhe ndërmjet fshatrave Çajle dhe Forinë, ku ishte përfshirë vegjetacion i ulët, në Komunën e Gostivarit; në fshatin Selcë të Komunës së Tetovës, ku digjeshin mbeturina; në deponinë e fshatit Dobroshincë në Komunën e Vasilevës; në hamulloret e fshatit Cërvicë në Komunën e Kërçovës; në fshatin Mogillë, pranë lumit, ku digjeshin vegjetacion i ulët dhe mbeturina, në Komunën e Mogillës; si dhe te vendi i quajtur Varrezat Gjermane në Komunën e Prilepit, ku ishte përfshirë vegjetacion i ulët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër