Në Hotël përurohet lagjja me emrin e Komandant Telit

Nga Xh M
915 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Likovë, 7 gusht Zhurnal.mk – Në fshatin Hotël është përuruar lagjja e re e cila do të mbajë emrin e Komandant Telit, në një ceremoni ku morën pjesë banorë të fshatit, familjarë të dëshmorëve dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Reagimin e parë për këtë ngjarje e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Rijad Shaqiri, i cili e cilësoi këtë akt si një nderim të merituar për kontributin dhe sakrificën e Komandant Telit.

“Ky është një nderim i merituar për sakrificën dhe veprën e tij, si dhe një kujtesë e përhershme për brezat që liria u fitua me gjakun e bijve më të mirë të kombit”, shkroi Shaqiri.

Ai theksoi se emri i Komandant Telit do të mbetet si simbol i kujtesës dhe respektit për ata që kontribuuan në rrugën drejt lirisë.

Në përfundim të reagimit të tij, deputeti Shaqiri shprehu nderimin për dëshmorët e kombit, duke shkruar: “Lavdi dëshmorëve të kombit! Lavdi e përjetshme Komandant Telit!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër