Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO

Nga Xh M
957 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ankara, 8 gusht Zhurnal.mk – Marrëveshja e mbrojtjes e nënshkruar nga Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite është teknikisht e ngjashme me marrëveshjen e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, të përcaktuar në nenin 5 të Aleancës, ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore turke Anadolu, Fidan tha se në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të krijohet një komitet i ministrave, i ngjashëm me atë të NATO-s, si dhe një sekretariat i përgjithshëm me seli në Arabinë Saudite, raporton Reuters.

Fidan theksoi se marrëveshja nuk është e drejtuar kundër Iranit.

Sipas tij, Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes në të ardhmen, pasi të zgjidhen disa çështje teknike.

Marrëveshja u nënshkrua nga tre vendet në kuadër të një pakti të ri për mbrojtje dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Një ditë pas nënshkrimit, ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Asif, deklaroi se Izraeli përbën kërcënim për botën myslimane dhe bëri thirrje për bashkim ushtarak të vendeve myslimane kundër Izraelit.

“Kur bëhet fjalë për Izraelin, të gjitha vendet myslimane duhet të bashkohen”, citohet të ketë thënë Asif, duke e cilësuar Izraelin si kërcënim të drejtpërdrejtë për vendet e rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër