Ksamil, 9 gusht ZHurnal.mk – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil, ku një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 11:30, në një parkim privat pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E. M., teksa po kryente një manovër parkimi me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare.
Për pasojë, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit. /Euronews.al/
