Arrestohet 41-vjeçari nga Shkupi, ngiste pa patentë dhe me 2,13 promilë alkool në gjak

Nga Xh M
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 gusht Zhurnal.mk – Një 41-vjeçar nga Shkupi, i identifikuar si D.V., u privua nga liria mbrëmë në rrugën lokale Ilinden-Marinë nga zyrtarët policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor, pranë Sektorit për Çështje Rrugore.

Gjatë kontrollit, policia konstatoi se ai po drejtonte një automjet udhëtarësh të markës “Opel”, me targa të Shkupit, pa poseduar patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Matjet treguan se 41-vjeçari kishte 2,13 promilë alkool në gjak.

Sipas MPB-së, për ngjarjen është vënë në dijeni prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, ndaj D.V. do të parashtrohen kallëzimet përkatëse në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

Ministria njoftoi se kontrollet e shtuara në komunikacion do të vijojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Njëkohësisht, ajo u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të zbatojnë rregullat dhe rregulloret rrugore, duke kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër