LSDM, kallëzim penal kundër Klekovskit dhe 3 funksionarëve për Gostivarin

Nga D. V.
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 gusht, Zhurnal.mk – LSDM ka depozituar kallëzim penal kundër ministrit të Shëndetësisë Sasho Klekovski, drejtoreshës së Institutit për Shëndet Publik Marija Andonovska, drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor Kiril Lazov dhe Shpendi Ametit, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik (QSHP) në Tetovë. Arsyeja e kallëzimit penal është ndotja e ujit në Gostivar.

Ka kaluar më shumë se një muaj, i gjithë qyteti i Gostivarit u helmue me ujë të ndotur. Gati 5.000 qytetarë përfunduan në spital. Katastrofë shëndetësore dhe shpërbërje totale e institucioneve.

Përgjegjësi nga pushteti, nga institucionet shëndetësore deri më tani nuk ka. Nga askush. Dhe nuk ka as ujë të pastër në Gostivar. Katër javë pushteti i Mickoskit po luan me gjënë më të shtrenjtë – shëndetin e njerëzve.

Prokuroria Publike hesht, i injoron thirrjet për të ndërmarrë hapa konkretë. Ne këtë nuk do ta lejojmë. Nuk do të lejojmë që kjo të fshihet. Përgjegjësit për katastrofën shëndetësore, për helmin e një qyteti të tërë dhe rrezikimin e shëndetit të 5.000 njerëzve duhet të mbajnë përgjegjësi, politike dhe penale. Nuk mund të reduktohet përgjegjësia vetëm në nivel lokal, të gjithë të përfshirët duhet të përgjigjen.

LSDM sot depozitoi Kallëzim Penal për të gjitha mangësitë sistematike, mosveprimet, mospërmbushjen e kompetencave ligjore nga ana e institucioneve shëndetësore dhe inspektuese. Ekzistojnë dyshime të bazuara se në periudhën nga qershori 2026 e deri sot, në cilësinë e personave zyrtarë ose përgjegjës në institucionet që drejtojnë, nuk kanë ndërmarrë veprime dhe masa për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave nga ndotja e ujit në Gostivar. Nuk janë përmbajtur me rregulloret për mbrojtjen e njerëzve dhe mjedisit jetësor. Reagimet vonuan, 22 ditë qytetarët e Gostivarit pinë ujë të helmuar me fekale, derisa Qendra për Shëndet Publik komunikoi se uji ishte i përshtatshëm për pirje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër