Tajani: Të mbrojmë kufijtë tanë së bashku dhe të forcojmë Frontex-in

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Romë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Ne duhet të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm së bashku.Të forcojmë Frontex-in si një agjenci të vërtetë evropiane të rojeve kufitare me personel, burime dhe kompetenca të mjaftueshme, shkroi në X ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

”Ne duhet gjithashtu të luftojmë organizatat kriminale pa pushim”, shkroi Tajani.

Ministri Tajani mbështet propozimet e Manfred Weber dhe PPE-së.

Tajani beson se duhet të krijohen qendra riatdhesimi dhe “riatdhesimi i atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë duhet të përshpejtohet, por edhe një bashkëpunim më i madh me vendet e origjinës dhe tranzitit.

”Vendimet unilaterale nga vendet individuale nuk mund t’ua kalojnë pasojat e tyre vendeve partnere. Imigracioni duhet të menaxhohet së bashku”, thekson ministri.

artikuj të ndërlidhura