Të paktën 27 të vdekur në tërmetin që goditi Kolumbinë

Nga Xh M
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bogota, 10 gusht Zhurnal.mk – Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në tërmetin e fortë që goditi pjesën veri-perëndimore të Kolumbisë, raportojnë mediat botërore.

Tërmeti me magnitudë 7,4 ndodhi rreth 34 kilometra në veri-perëndim të qytetit Cartago, ndërsa epiqendra ishte në thellësi 115 kilometra.

Guvernatorja e rajonit perëndimor kolumbian Chocó, Nubia Carolina Córdoba-Curi, deklaroi se në kryeqytetin e atij rajoni, Quibdó, ka “dëme të konsiderueshme” në ndërtesa dhe disa të lënduar.

“Jemi të shqetësuar për pasgoditjet e mundshme. Edhe pse epiqendra ishte në San José del Palmar, në kryeqytet (Quibdó) ka të lënduar dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesa. Tashmë po bëjmë vlerësimin e dëmeve”, shkroi Córdoba-Curi në X.

Nuk pritet që tërmeti të shkaktojë tsunami.

Sipas portalit lokal “Público”, në tërmet u dëmtuan katedralja dhe më shumë se 10 aeroporte. Në Cali dhe Manizales ranë fasada nga shumë ndërtesa, ndërsa në Manizales u dëmtua një nga kullat e katedrales.

Në qytetin kolumbian Quibdó, kryeqytet i departamentit Chocó, që ndodhet në bregun e Paqësorit, u shembën disa ndërtesa, ka të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë, deklaroi Nubia Carolina Córdoba, guvernatore e Chocó.

Një pjesë e çatisë së aeroportit ndërkombëtar “Matecaña” u shemb dhe ekipe po përpiqen të arrijnë te njerëzit e bllokuar nën rrënoja. Autoritetet ende nuk kanë raportuar të lënduar apo viktima në atë vendndodhje.

Tërmeti, sipas orës lokale, u ndje herët në mëngjes edhe në Venezuelë, Ekuador dhe Panama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër