18 zjarre në 12 orë! Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër flakëve

Nga Xh M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Krujë, 10 gusht Zhurnal.mk – Gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri në vend. Pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa tre zona të tjera janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 32 automjete zjarrfikëse dhe 298 forca operacionale. Në terren janë edhe 133 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Mallakastër, Patos, Kurbin, Kavajë dhe Klos, zjarret janë shuar plotësisht. Zonat vijojnë të monitorohen për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.

Në Krujë vijon operacioni në zonat Abazaj dhe Krastë-Halil. Forca të shumta janë në terren, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë tre helikopterë. Fokusi kryesor është mbrojtja e banesave.

Ndërhyrja vijon edhe në Priskë të Madhe, Nemëçkë dhe Goraj-Budishë. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër