Presidenti sirian dhe shefi i OKB-së për refugjatët diskutojnë kthimin e sigurt të refugjatëve

Nga Xh M
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Damask, 10 gusht Zhurnal.mk – Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Barham Salih, diskutuan mënyrat për të mbështetur kthimin vullnetar dhe të sigurt të refugjatëve sirianë, transmeton Anadolu.

Sharaa u takua me Salih dhe delegacionin që e shoqëronte në Pallatin e Popullit në Damask, ndërsa në takim mori pjesë edhe ministri i Jashtëm Asaad al-Shaibani, sipas një deklarate të Presidencës.

Në takim u diskutua për “mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Republikës Arabe Siriane dhe Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët”, thuhet në deklaratë.

Palët diskutuan gjithashtu për “mbështetjen e përpjekjeve lidhur me kthimin vullnetar dhe të sigurt të refugjatëve, si dhe projektet për sigurimin e mjeteve të jetesës dhe rimëkëmbjen e hershme”, thuhet më tej.

Në janar 2025, Sharaa tha se priste që shumica e sirianëve që jetojnë jashtë vendit të ktheheshin në vend brenda dy vitesh, duke e vlerësuar numrin e tyre në rreth 15 milionë, pas luftës së ashpër të nisur nga regjimi i mëparshëm i Bashar Asadit gjatë revolucionit në vend ndërmjet viteve 2011 dhe 2024.

Asad, i cili drejtoi Sirinë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor 2024, duke i dhënë fund sundimit të Partisë Baath që kishte nisur në vitin 1963. Një administratë kalimtare e drejtuar nga Sharaa u formua në janar 2025.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër