Trump: Përshkallëzimi masiv ndaj Iranit mbetet një mundësi

Nga D. V.
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 11 gusht, Zhurnal.mk – Presidenti Donald Trump refuzoi të thoshte se çfarë do të pasojë në bisedimet me Iranin, por la të kuptohet se SHBA-ja ruan mundësinë për të ndërmarrë një përshkallëzim të madh ushtarak.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: “Do ta merrni vesh”, kur u pyet se çfarë do të pasonte raundin e fundit të negociatave, të cilin më herët e kishte përshkruar si “shansin e fundit” të Iranit përpara një veprimi të mundshëm ushtarak.

I pyetur nëse një “përshkallëzim masiv” mbetet në tryezë, Trump tha se SHBA-ja ka kapacitetin për të ndjekur një opsion të tillë nëse ai vendos ta bëjë këtë.  /os/

“Ne e kemi atë mundësi nëse duam ta bëjmë”, tha Trump, duke shtuar: “Po, do ta merrni vesh”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër