Të paktën 111 persona humbin jetën pas tërmetit me magnitudë 7,4 ballë

Nga D. V.
854 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bogota, 11 gusht, Zhurnal.mk – Të paktën 111 persona humbën jetën pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,4 ballë goditi pjesën perëndimore të Kolumbisë, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave dhe nisjen e operacioneve të mëdha të shpëtimit.

Përveç viktimave, të paktën 87 persona janë lënduar, tha presidenti Abelardo De La Espriella para gazetarëve.

Ai tha se fatkeqësia shkaktoi dëme në 1.575 banesa, nga të cilat 37 u shkatërruan plotësisht, ndërsa u shembën 61 ndërtesa dhe u dëmtuan 18 qendra shëndetësore, 52 qendra arsimore, 17 qendra komunitare dhe 18 rrugë.

Qeveria kolumbiane ka shpallur gjendje kombëtare të fatkeqësisë për të forcuar mobilizimin dhe koordinimin e kapaciteteve institucionale për përballimin e emergjencës.

Tërmeti u regjistrua në orën 12:34 GMT, me epiqendrën rreth 5 kilometra në lindje të qytetit San Jose del Palmar, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Agjencia amerikane raportoi se tërmeti kishte origjinën në një thellësi prej 107 kilometrash.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër