Përfundon restaurimi i tri shtëpive tradicionale në Terziaj të Gjilanit

Nga D. V.
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për restaurimin e tri shtëpive tradicionale të familjes Ismail Rrustemi, në lagjen e Hajdinëve, në Terziaj të Gjilanit.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Shaqë Ismail Rrustemit, shtëpinë e Hajdin Ismail Rrustemit dhe shtëpinë e Xheladin Ismail Rrustemit, të cilat tashmë janë ruajtur si dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë arkitekturore dhe historisë së kësaj zone.

Bogujevci, ka theksuar se përmes këtyre ndërhyrjeve synohet ruajtja e vlerave të së kaluarës, por edhe krijimi i mundësive të reja për valorizimin e trashëgimisë kulturore dhe promovimin turistik të zonës.

“Trashëgimia kulturore mbetet prioritet në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave tona”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër