Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për “vrasje në tentativë”

Nga D. V.
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka publikuar njoftim për kërkimin e Vezir (Ramush) Hazirajt, i lindur më 21 shtator 1997, i cili dyshohet se është i përfshirë në një rast të “vrasjes në tentativë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht 2026, në fshatin Orrobërd-Istog. Policia bën të ditur se personi i dyshuar është i armatosur.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij që të kontaktojnë autoritetet dhe të mos ndërmarrin veprime vetë, për shkak të rrezikut të mundshëm.

Çdo informacion mund të raportohet në:

  • 192;
  • 0800 19 999;
  • ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”;
  • si dhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që personi i kërkuar të lokalizohet dhe rasti të trajtohet në përputhje me ligjin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër