Përplasen dy kamionë, humbin jetën 18 persona

Nga Xh M
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kajro, 11 gusht Zhurnal.mk – Një aksident tragjik është regjistruar në veri të Egjiptit. Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, pas përplasjes së dy kamionëve që transportonin punëtorë.

Sipas një burimi mjekësor, i cili foli për AFP, shumica e viktimave ishin adoleshentë 13 dhe 14 vjeç.

“Shumica e të vdekurve janë adoleshentë të moshës 13 ose 14 vjeç”, tha burimi.

Sipas medias lokale Al-Masry Al-Youm, viktima më e re e aksidentit ishte vetëm 10 vjeç.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër