Zv/kryeministrja Koçiu: Parku Arkeologjik i Apolonisë mirëpret çdo ditë vizitorë nga e gjithë bota

Nga Xh M
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 gusht ZHurnal.mk – Parku Arkeologjik i Apolonisë vijon të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe turistike në Shqipëri. Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka vënë në fokus vlerat historike të këtij destinacioni dhe potencialin e tij për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

“Nga gjurmët e një qytetërimi të lashtë, drejt një të ardhmeje të re për turizmin shqiptar, Apolonia është një histori që vazhdon të shkruhet”, shprehet Koçiu. Sipas saj, ndërthurja e historisë mijëravjeçare me bukuritë natyrore e bën Parkun Arkeologjik të Apolonisë një pikë tërheqëse për vizitorë nga Shqipëria dhe e gjithë bota.

Koçiu thekson se fluksi i vizitorëve krijon mundësi të reja për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, duke ndikuar njëkohësisht në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe në rritjen e ekonomisë shqiptare. Apolonia mbetet kështu një nga dëshmitë më të rëndësishme të trashëgimisë antike në vend, ndërsa promovimi i saj synon ta kthejë historinë dhe pasurinë kulturore në një mundësi të qëndrueshme për të ardhmen e turizmit shqiptar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër