Kurti shmang përgjigjen për kërkesën e PDK-së për vazhdimin e seancës konstituive

Nga D. V.
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur të mërkurën një përgjigje konkrete lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga Ekonomia Online nëse do t’i përgjigjet kërkesës së PDK-së, e cila është mbledhur në Kuvend dhe po kërkon që procesi i konstituimit të Kuvendit të vazhdojë, Kurti u përgjigj shkurt duke iu referuar një aktiviteti me të rinjtë.

“E kemi një takim për rininë në Ditën Ndërkombëtare të saj në Kryeministri”, tha Kurti.

PDK-ja ndërkohë ka kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të vijojë pa vonesa të mëtejshme, duke insistuar se deputetëve duhet t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër