Deputetja e VV-së: Kurti ka marrë dyfish vota më shumë se PDK-ja, për çfarë uzurpimi po flisni?

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 gusht, Zhurnal.mk – Deputetja e zgjedhur e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila mëngjesin e sotëm e quajti Albin Kurtin “uzurpator” të Zyrës së Kryeministrit.

“Znj. Çitaku, në zgjedhjet e fundit ju keni marrë 43,980 vota personalisht, ndërsa partia juaj ka marrë 157,892 vota. Kryeministri Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së. Për çfarë uzurpimi po flisni? Populli ka folur qartë. Albin Kurti është kryeministër i vendit”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Çitaku e ka mundësinë të bëhet kryetare e Kuvendit nëse PDK-ja e pranon ofertën e Kurtit.

“Megjithatë, znj. Çitaku ju keni mundësinë të bëheni Kryetare e Kuvendit nëse z.Hamza pranon ofertën e Kryeministrit Kurti”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër