915 masa administrative për shkelje rrugore në një javë në Korçë, dy të arrestuar

Nga D V
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 gusht, Zhurnal.mk –  Policia Rrugore e Korçës ka intensifikuar monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me përdorimin e pajisjeve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara gjatë një jave, 2 drejtues mjetesh janë arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar penalisht, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 915 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Nga këto, 147 masa janë vendosur për parakalime të gabuara, 374 për ndalim të gabuar të mjetit, 24 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 4 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu, janë vendosur 17 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 52 për mosrespektimin e këmbësorëve në vijat e bardha, 3 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 7 për qarkullim me xhama të errësuar. Për shkelje të tjera të Kodit Rrugor janë vendosur 287 masa administrative.

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, duke përdorur pajisjet dhe mjetet bashkëkohore të monitorimit.

Policia Rrugore e Korçës u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, veçanërisht ato që lidhen me shpejtësinë, alkoolin, përdorimin e celularit dhe respektimin e këmbësorëve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër