Shkup, 13 gusht, Zhurnal.mk – Trupi i Lirim Hajredinit, drejtorit operativ të televizionit Alsat, është gjetur mëngjesin e sotëm pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
Vendi është siguruar nga policia. Trupi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.
Hajredini ka qenë për më shumë se 16 vjet drejtor operativ i televizionit kombëtar në gjuhën shqipe, Alsat. Hetimet për rastin janë në vazhdim.
