Arrestohet 20 vjeçari, ekipi mobil “Task force” i gjen drogë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Një 20-vjeçar nga Kavadari është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë një kontrolli.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2026, në orën 23:45, në Kavadar. Nëpunësit policorë të ekipit mobil „Task Force“ pranë NJPB-së Kavadar kanë ndaluar S.J. (20), nga ky qytet, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë.

I riu është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër