Para të gatshme rreth 40 mijë euro e katër telefona – Policia jep detaje nga bastisja në vendbanimin e të arrestuarit për spiunazh

Nga D V
1,280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 gusht, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i arrestuari sot në pikën kufitare në Merdare, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.

Policia njofton se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:

para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh;

para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh;

katër (4) telefona celularë;

dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Tutje bëhet e ditur se Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë thonë se mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër