Iseni:BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë

Nga Xh M
952 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 gusht Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për punësimet në institucionet shtetërore, duke thënë se, sipas tij, faktet i demantojnë pretendimet e kësaj partie.

“Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës”, ka shkruar Iseni në një reagim në rrjetet sociale.

“BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë!

Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës.

Në konkursin e fundit kanë qenë 496 punësime, prej të cilëve mbi 70 shqiptarë. Këto janë fakte, jo propagandë.

Por le ta kujtojmë edhe një fakt tjetër: kur BDI-ja ishte në pushtet dhe kishte edhe zëvendësministër në MPB, ministri i atëhershëm, në paraqitjet publike, ua mbyllte gojën dhe nuk i lejonte të flisnin.

Sot, të njëjtët që atëherë heshtnin, na shesin moral e drejtësi.

Le të vazhdojnë me gënjeshtra. Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi me fakte.

Sepse përveç atyre që vetë u besojnë gënjeshtrave të tyre, vështirë se ka mbetur dikush tjetër që u beson.”, është shprehir ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër