Tearcë, 15 gusht Zhurnal.mk – Në zjarrin në Zheden, në komunën e Tearcës, sot veprojnë tre “Er traktorët” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim informoi drejtori i DMSh Stojançe Angellov.
Në një video-deklaratë nga vendi i ngjarjes, Angellovi informoi se zjarri po digjet në terren jashtëzakonisht të pjerrët me shkurre të dendura, nëpër të cilat lëvizja është e vështirësuar.
“Për këto arsye, zjarrfikësit nuk mund të veprojnë, kështu që sot tre “Er traktorët” po punojnë me veprim të përqendruar në disa pika, ku synojmë ta ndërpresim atë dhe të parandalojmë përhapjen e tij. Në këtë mënyrë, do të vendosim kontroll të pjesshëm, dhe deri në fund të ditës mund të kemi edhe kontroll të plotë të këtij zjarri të vështirë për t’u shuar” deklaroi Anegllovi.
Angellovi, gjithashtu, shprehu mirënjohje të madhe për tre pilotët shumë të guximshëm të DMSh, të cilët, siç theksoi, janë në punë çdo ditë dhe në në mënyrë të sakrifikuar fluturojnë ulët mbi zjarret me qëllim që t’i shuajnë ato dhe kështu t’u ndihmojnë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
