Ethet e Nilit Perëndimor, Bajrami: Mos i neglizhoni simptomat, ka pasoja

Nga Xh M
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 gusht Zhurnal.mk – Simptomat e Etheve të Nilit Perëndimor nuk duhet të neglizhohen, por të merren seriozisht, pasi në raste të rënda mund të shkaktojnë meningjit dhe komplikime neurologjike që mund të lënë pasoja. Epidemiologia Lulzime Bajrami apelon që qytetarët të kenë kujdes veçanërisht ndaj simptomave si temperatura e lartë, dhimbja e fortë e kokës, konfuzioni, dridhjet dhe dobësia muskulare.

“Në qoftë se neglizhohet dhe nuk trajtohet i sëmuri me medikamentet që rekomandohen nëpër spitale, mund të keqsohet gjendja, mund të paraqitet meingjiti ose entifaliti të cilat janë sëmundje të rënda neurologjike që mund të lënë edhe pasoja. Në qoftë se ka pickime nga mushkonjat dhe shfaqen temperatura të larta, dhimbje të forta koke, dobësi muskulare duhet të kërkohet menjëherë ndihma mjekësore”, deklaroi epidemilogia Lulzime Bajrami.

Sipas saj qytetarët duhet ti kenë parasysh edhe masat parandaluese.

“Masat parandaluese janë duke vesh rroba me mangë të gjata dhe pantollona, të shmanget qëndrimi në agim dhe në muzg, të vendosen rrjeta në dritare, të eliminohet uji që rri në vaze nëpër kova, të mbahet ambienti i pastër rreth shtëpisë”, u shpreh Bajrami.

Në Maqedoninë e Veriut është shpallur epidemi e Etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit-Kisella Vodë, Aerodrom, Ilinden, Gazi Babë dhe Butel. Sipas autoriteteve shëndetësore, që nga fillimi i vitit janë konfirmuar 26 raste me Ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa dy raste janë të dyshuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër