Tiranë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri në pasdite. Vranësirat do të jenë më të përqendruara në relievet kodrinore-malore në lindje të territorit, ku do të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, në formën e pikave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 4-7 m/s. Në dete pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 22/35 | Diell pak re |
| Kukës | 15/33 | Diell re |
| Lezhë | 21/33 | Diell pak re |
| Dibër | 16/33 | Diell re |
| Durrës | 22/35 | Diell pak re |
| Tiranë | 24/35 | Diell pak re |
| Elbasan | 23/36 | Diell re |
| Berat | 21/36 | Diell re |
| Vlorë | 24/34 | Diell pak re |
| Korçë | 16/30 | Diell re |
| Gjirokastër | 18/36 | Diell re |
| Sarandë | 24/33 | Diell pak re |
