Sergio Busquets rikthehet te Barcelona, këtë herë në një rol të ri

Nga D V
915 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-kapiteni legjendar i Barcelonës, Sergio Busquets, është rikthyer në klub, këtë herë në një rol të ri në strukturën e akademisë.

Busquets, 38-vjeçar, i është bashkuar që nga kjo e hënë stafit teknik të Barça Atletic, ku do të marrë detyrën e trajnerit ndihmës në ekipin e drejtuar nga Juliano Belletti.

Ish-mesfushori defensiv do të sjellë në këtë rol përvojën e tij të jashtëzakonshme dhe njohuritë taktike të fituara gjatë një karriere të lavdishme, ndërsa paralelisht po ndjek kursin për t’u pajisur me licencën e trajnerit.

Kështu, Busquets rikthehet në klubin ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, pasi i dha fund futbollit të luajtur pas aventurave me ekipin e parë të Barcelonës dhe Inter Miamit.

Tashmë, ish-kapiteni katalanas nis një kapitull të ri në karrierën e tij, me synimin për të kontribuar në zhvillimin dhe formimin e talenteve të rinj të Barcelonës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër