Si ndikon dielli në shëndetin tuaj?

Nga D. V.
352 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ditët e nxehta dhe me diell i vënë njerëzit më shumë në rrezik për djegie nga dielli, por kjo nuk është vetëm një shqetësim afatshkurtër.

Antony Young, profesor i fotobiologjisë eksperimentale në King’s College London, paralajmëron se shumica e dëmeve të shkaktuara nga rrezatimi ultravjollcë nuk janë të dukshme për syrin e lirë.

Kanceri i lëkurës është një efekt i vonuar, që mund të zgjasë 20 vjet, sipas Young.

“Ajo që ne shohim, zakonisht gjashtë deri në 24 orë më vonë, është djegie nga dielli. Por kjo është vetëm një manifestimi klinik i një sasie të madhe dëmtimi që fillon të ndodhë sapo ta ekspozoni lëkurën tuaj në diell”.

“Për shkak se ne nuk i riparojmë të gjitha dëmtimet, ne kemi ndryshime thelbësore në ADN-në tonë në lëkurë që janë pararendësit e kancerit të lëkurës. Pothuajse të gjitha kanceret e lëkurës shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit”.

Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit gjithashtu mund të përshpejtojë plakjen e dukshme të lëkurës dhe të shkaktojë rrudha më të thella.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër