Erdogan i kërkon Trumpit të ndjekë rrugën diplomatike për luftën me Iranin

Nga D. V.
938 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Stamboll, 18 gusht, Zhurnal.mk – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një bisede telefonike, të vijojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Iranin, njoftoi sot Presidenca turke.

Erdogan theksoi rëndësinë e “shfrytëzimit maksimal të diplomacisë” dhe shprehu shpresën se negociatat me Iranin, vendin fqinj lindor të Turqisë, do të rifillojnë së shpejti, sipas një deklarate të zyrës së tij të komunikimit në X.

“Turqia do të mbështesë përpjekjet për avancimin e paqes”, thuhej më tej në deklaratë.

Një marrëveshje kuadër e arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mesin e qershorit skadoi dje.

Ajo synonte të hapte rrugën për një armëpushim, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një marrëveshje afatgjatë paqeje.

Megjithatë, deri tani nuk është shënuar ndonjë përparim i rëndësishëm diplomatik, ndërsa përpjekjet për të rifilluar negociatat kanë mbetur të bllokuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër