Harry Kane i hapur për një transferim tronditës, Osimhen dhe Watkins janë gjithashtu në listën e dëshirave

Nga D. V.
446 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjiganti i Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal thuhet se ka etiketuar tre emra sulmuesit të njohur si objektiva të mëdhenj të afatit kalimtar të verës.

Sipas mediumit britanik talkSPORT, Al-Hilal ka përzgjedhur tre emra kryesorë për pozicionin e sulmuesit, me Harry Kane të Bayern Munich si objektivin kryesor.

Gjigandët sauditë kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e reprezentuesit anglez për të diskutuar mundësinë e një transferimi marramendës.

Me kontratën e tij aktuale që skadon vitin e ardhshëm, Bayern është i vendosur ta zgjasë qëndrimin e Kanet. Megjithatë, raporti shton se 33-vjeçari nuk e përjashton një transferim te gjigantët sauditë.

Megjithatë, përveç Kane, Al Hilal ka etiketuar edhe dy sulmues të njohur, të cilët është duke i monitoruar.

Victor Osimhen i Galatasarayt dhe Ollie Watkins i Aston Villas janë dy objektivat e tjerë kryesorë në radarin e Al-Hilal.

Sulmuesi nigerian mund të largohet këtë verë për shifrën e dëshiruar nga turqit, ndërsa Aston Villa është e bindur se Watkins nuk do të largohet këtë verë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër