Gjermania hap qendër të re për sigurinë ndaj dronëve

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lajpcig, 18 gusht, Zhurnal.mk – Gjermania hap sot një Qendër për Teknologjinë e Sigurisë së Dronëve, e cila do të fokusohet në kërkimin, zhvillimin dhe testimin e teknologjive të reja për zbulimin dhe mbrojtjen ndaj dronëve të përdorur për qëllime keqdashëse.

Qendra do të ngrihet në kompleksin e Qendrës Gjermane të Hapësirës Ajrore (DLR) në Cochstedt, në veriperëndim të Lajpcigut.

Në ceremoninë e inaugurimit pritet të marrin pjesë ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt, ministrja e Kërkimit Dorothee Bär dhe kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Sven Schulze.

Së bashku me qendrën e DLR-së në Braunschveig, objekti do të krijojë një strukturë të cilësuar si unike në Gjermani, pasi do të ndërthurë kërkimin shkencor me kërkesat praktike të sigurisë.

Nevoja për forcimin e mbrojtjes ndaj dronëve u theksua së fundmi në aeroportin Leipzig/Halle, ku u zbulua një dron i pajisur me eksploziv mes disa avionëve ukrainas të ngarkesave.

Sipas raportimeve, droni ishte kontrolluar në një mënyrë që e bënte të vështirë zbulimin e tij nga sistemet konvencionale.

Prokurorët gjermanë e kanë cilësuar incidentin si një “sulm serioz ndaj infrastrukturës së transportit dhe logjistikës së Gjermanisë”.

Ministrat e Brendshëm të qeverisë federale dhe landeve kanë kërkuar përshpejtimin e krijimit të sistemeve efektive të mbrojtjes kundër dronëve.

Qendra e re është pjesë e një strategjie më të gjerë gjermane për mbrojtjen nga dronët.

Një nga komponentët është krijimi i një njësie të posaçme kundër dronëve brenda Policisë Federale.

Një tjetër është ngritja e një qendre të përbashkët federale dhe rajonale, ku autoritetet e sigurisë dhe institucionet e tjera do të shkëmbejnë informacion dhe do të koordinojnë veprimet.

Komponenti i tretë do të jetë kërkimi në Cochstedt, ku do të testohen teknologjitë për përdorimin e sigurt të dronëve, si edhe sistemet për zbulimin dhe neutralizimin e mjeteve ajrore që përdoren për qëllime keqdashëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër