Mourinho zbulon fjalët që ia tha Viniciusit për ta parandaluar t’i bashkohet Arsenalit

Nga D. V.
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Jose Mourinho ka zbuluar këshillën e drejtpërdrejtë që i dha Vinicius Juniorit për ta bindur të nënshkruante kontratë të re me Real Madridin.

“Special One” ndërhyri për ta bindur sulmuesin brazilian të qëndronte në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht interesimit të madh nga kampionët e Anglisë, Arsenali.

Mourinho ka treguar detaje nga biseda e sinqertë që zhvilloi me Viniciusin dhe që, sipas tij, ndikoi që braziliani të vazhdonte qëndrimin në Madrid këtë verë.

Sulmuesi anësor kishte hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së mëparshme me “Los Blancos”, çka do t’i mundësonte të largohej nga “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë vitin e ardhshëm.

Arsenali u vu në dijeni për situatën dhe kontaktoi me përfaqësuesit e lojtarit pasi negociatat për kontratën e re kishin ngecur gjatë dimrit.

“Topçinjtë” ishin optimistë se mund ta realizonin një transferim spektakolar, me Mikel Artetan që dëshironte ta shtonte brazilianin në repartin e tij ofensiv. Megjithatë, Vinicius zgjodhi të nënshkruante një kontratë gjashtëvjeçare, duke e lidhur me gjigantin spanjoll deri në vitin 2032.

Në një intervistë për El Chiringuito, me Josep Pedrerol, Mourinho foli për rolin që pati në bindjen e Viniciusit që të mos largohej drejt Arsenalit.

“Natyrisht që kam folur me të, por Viniciusi është dashuruar me Real Madridin. E vetmja gjë që i thashë ishte: ‘Vini, ku dëshiron të shkosh? Ti ke qenë vetëm në Brazil dhe njeh vetëm Real Madridin…’”.

“Real Madridin e kupton vetëm kur largohesh. Kur largohesh, atëherë e kupton se çfarë është Real Madridi. Mos u largo. Nuk ia vlen’”.

Mourinho beson se zhvillimi i ekipit dhe puna e bërë gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar gjithashtu në vendimin e Viniciusit.

“Mendoj se ajo që ai ka ndjerë sa i përket rritjes së grupit, mënyrës se si kemi punuar dhe zhvilluar gjërat, i ka dhënë një ndjenjë shumë të rëndësishme.”

“Viniciusi është një makineri, është kënaqësi ta shohësh duke punuar. Kemi shumë cilësi”, përfundoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër